Transmetuar më 06-01-2023, 15:18

Jo vetëm sulmet ndaj Neymar. Kampioni dhe fituesi i "Topit të Artë" brazilian Rivaldo u përball gjithashtu me disa kritika rreth mungesës në "vigjiljen" (ceemoninë mortore) për të ndjerin Pelé.

Veçanërisht në Brazil ka bërë bujë mungesa e ish-futbollistit të Barcelonës, i cili ka vendosur të reagojë shumë drejtpërdrejt me një postim në Instagram. Rivaldo shkroi:

"Do të doja ta sqaroja këtë njëherë e mirë. Edhe sikur të kisha qenë në Brazil, nuk e di nëse do të kisha shkuar në vigjilje, pavarësisht se Pele ishte më i miri i të gjitha kohërave.

Pele

Nuk i preferoj homazhet, por nuk jam kundër atyre që duan t’ia bëjnë dikujt gjatë varrimit. E kisha takuar Pelen, kam qenë disa herë me të dhe pata rastin ta nderoj kur ishte gjallë.

I tregova dashurinë time, afeksionin tim. Ai ishte i lumtur dhe gjithmonë më fliste e më falënderonte. Nderimi më i mirë është ai që i jepet dikujt si Pele në jetë, sa ishte gjallë. Unë e bëra këtë dhe e kam ndërgjegjen e pastër”.