Transmetuar më 06-01-2023, 15:00

212 milionë paund gjatë pesë viteve. Kjo është shuma që ka fituar David Beckham gjatë aventurës së tij në SHBA, sipas përllogaritjeve të ekspertit të financave sportive Joe Pompiliano.

Me t’u bashkuar me Los Angeles Galaxy, në letër, paga e yllit anglez ra nga 16.6 milionë paund në vit në 5.4 milionë. Por realiteti i fakteve tregon një fitim shtatë herë më të lartë.

Në fakt, Beckham negocioi një marrëveshje që siguronte se ai do të merrte një përqindje të çdo lloji të të ardhurave nga klubi. Domethënë që nga shitja e biletave, te sponsorizimet, deri te faturat më modeste si shitja e "hot dog"-ëve.

Të gjitha këto do të bënin të mundur fitimet deri në 212 milionë paund. Një lloj “fitimi kapital” prej rreth 185 milionë.