Transmetuar më 06-01-2023, 14:22

Motra e Kate Moss, Lottie, nuk i ka lënë vend imagjinatës me setin fotografik të realizuar së fundmi. Modelja e njohur ka vendosur që të pozojë e gjitha lakuriq, duke ekspozuar format trupore elegante dhe të gjithë tatuazhet që ka të gdhendura në trup.
Teksa ka pozuar nudo, Lottie është shprehur se trupi i saj është “aty për t’u shijuar”.
Në fotot në fjalë, modelja mund të shihet fillimisht duke u relaksuar në ujë, me flokët e saj bionde të lagura.
Në një tjetër imazh, ajo shfaqet teksa ka dalë nga uji dhe është tërësisht e zhveshur, ku me krahët e saj ka mbuluar gjoksin, por më vonë i ekspozon ato plotësisht.
Gjithashtu modelja e njohur ka bërë edhe një pozë me kurriz, ku ekspozonte tatuazhet e shumta që kishte.