Transmetuar më 06-01-2023, 10:47

Lezhë. Një aksident tragjik ndodhi gjatë punës në një gomisteri në Lezhë.

53-vjeçari Spas Milloshi raportohet se punonte si gomist pranë një servisi në zonën e Kryqëzimit të Spitenit, dhe se ishte duke fryrë gomën e një kamioni kur ka plasur duke e lënë të vdekur në vend.

Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.