Transmetuar më 06-01-2023, 11:13

Pavarësisht deklaratave të fundit të Wanda Narës se është “single” prej muajit tetor, Mauro Icardi nuk po dorëzohet. Futbollisti është ende shumë i dashuruar me ish-gruan e tij dhe nuk bën asgjë për ta fshehur.

Në të vërtetë, duket pothuajse krenar për ta treguar këtë publikisht. Sulmuesi i Galatasaray është rikthyer për të komentuar fotot seksi të biznesmenes argjentinase.

Konkretisht, ajo në të cilën Wanda është më provokuese se kurrë, e mbështjellë me një veshje të ngushtë me lule, që tregon format e saj të kolme, e realizuar gjatë një koncerti të David Guetta. “Bomba ime seksi, të dua”, – ka komentuar Maurito, pa marrë megjithatë asnjë përgjigje nga Nara.

Përkundrazi, kanë mbërritur shumë mendime kontradiktore. Disa ndjekës e kanë ftuar Icardin të ndalojë dhe ta heqë qafe këtë marrëdhënie toksike, ndërsa të tjerë ëndërrojnë një tjetër rikthim të çiftit bashkë.

Kujtojmë se Wanda Nara dhe Icardi nuk janë më bashkë. “Unë jam beqare që nga tetori dhe po e shijoj”, – tha Wanda në Instagram, disa javë më parë. 36-vjeçarja ka ripërsëritur faktin se është vetëm, duke mohuar kështu edhe thashethemet e periudhës së fundit që e duan gjithnjë e më pranë reperit 22-vjeçar L-Gante, i cili ka njohur motrën dhe babanë e Narës.

Wanda zbuloi edhe “skicën” e mashkullit të saj ideal: “Ai duhet të jetë inteligjent, i apasionuar pas asaj që bën, duhet të jetë një hamshor, person i pjekur dhe i sigurt, që kujdeset për mua, më respekton dhe më befason”.