Transmetuar më 05-01-2023, 23:27

Marrëdhënia mes Getinjos dhe Vivienit nuk është më si më parë. Gjërat mes dyshes duken të jenë ndërlikuar, por gjithsesi Vivien ka marrë hapin e parë dhe i ka kërkuar falje Getinjos.

“Nëse të kam bërë ndonjë gjë të keqe të kërkoj falje, nuk jam njeri që jep energji të keqe”, i tha Vivien. Por Getinjo nuk e ka pranuar faljen.

“Nuk ke nevojë me më kërku falje, thjesht mos kërko shpjegime për senet që i bon ti”, iu përgjigj Getinjo.

Së fundmi duke folur për marrëdhënien me Vivienin, Getinjo ka thënë se ndihet i përulur nga ana e saj dhe ka shtuar se veprime të tilla, do të rezultonin me daljen e tij nga shtëpia.

"Me më thënë mu ‘më ke shkelë, më ke përulë në sy të kamerave, në sy të popullit’ a e din çka është kjo, çka të bona unë ty që me më shkelë në sy të krejt Kosovës e Shqipërisë. Së pari unë nuk e lejoj vetën me ardh në këtë pozitë me këtë debat se nuk jam unë kështu”, ka thënë reperi.