Transmetuar më 05-01-2023, 22:38

Tiranë- Operacion i befasishëm i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të Forcave Operacionale në Tiranë.

Burime për noa.al informojnë se operacioni është përqëndruar në zonën e Xhamllikut.

Mësohet se e gjithë kjo zonë është rrethuar nga automjete dhe efektivë të policisë, ndërsa ende nuk ka njoftim nga uniformat blu për operacionin.

Nuk dihet nëse është një operacion rutinë apo policia ka pikasur ndonjë të kërkuar. noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd