Transmetuar më 05-01-2023, 22:30

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq, ku një grua e moshuara u dhunua dhe u grabit nga disa persona ende të paidentifikuar.

Fqinjët e të moshuarës kanë treguar se e kanë gjetur atë në gjendje të rënduar, për shkak të dhunës që i kishin ushtruar grabitësit, të cilët arritën të largoheshin nga banesa me 10 mijë euro. Sipas fqinjëve, gruaja jetonte e vetme, ndërsa shpesh herë e vizitonte mbesa e saj, e cila jeton në Pogradec.

“Kur na lajmëroi ne ishte e nxirë nga fytyra siç e kishte zënë ai. Ishte me një fjalë…me zor merrte frymë. Na trokiti në ashef (guzhinë),ne dolëm se thamë çfarë ka ndodhur dhe kur dalim jashtë ishte në gjendje shumë të rëndë na tha lajmëroni policinë dhe ambulancën se nga goditja që kishte marrë ishte në gjendje shumë të rëndë. Pastaj erdhi policia, e shpumë (dërguam) në spital edhe.. Kur na ka lajmëruar ne ka qenë ora rreth 2 e 30 e natës.

Më erdhën tha, ishin hedhur nga avllia a diçka e tillë, ulën dritat, unë e dija se ikën dritat vetëm kur shkallmohet(shkatërrohet)dera jashtë e ballkonit dhe hynë brenda me dritë në dorë dhe mu hodh direkt, tha më zuri gojën. Nuk na tha ndonjë gjë vetëm tha na kanë marrë lekë diçka e tillë.

Ajo jeton vetë, kur sëmuret, kur.. se ka një mbesë që kujdeset për të, është në Pogradec, ne na lajmëron, për ndonjë gjë të vogël, për të marrë pensionin ose ilaçet, ne. Bashkëshorti i ka vdekur ka 2 vite. Ishte shumë e rënduar, tani ndodhet në spital, është një cik më ndryshe por prapë ka dhimbje. Ka shembje nga brenda”, tha ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd