Transmetuar më 05-01-2023, 22:18

Olta Gixhari dhe Genti Hazizi janë përplasur sërish duke i bërtitur njëri-tjetrit. Olta thotë se kërkon sqarim nga Genti, por ai nuk pranon të flasë.

Genti ka shpërthyer si kurrë më parë në shtëpi, ndaj të gjithë banorëve, pasi ata po mbajnë një qëndrim pro Oltës, pas një ofendimi të rëndë që Olta thotë se ka marrë nga ai. Gjatë gjithë pasdites Genti ka debatuar disa herë me Oltën dhe banorët e tjerë, por para disa çasteve, zemërimi i tij arriti kulmin, sidomos kur në debat u përfshi dhe Ronaldo.

Olta Gixhari: Çfarë quan të turpshme? Më thuaj se cfarë është për ty, hajde, hiqe dorën që aty kur flet me mua.

Olta: Më thuaj çfarë është e turpshme për ty?

Genti: Jam Gent Hazizi unë! Pse po më turreni, doni të më bëni gjyqin, ça thashë more! Ajo iu ka ngrit të gjithëve kundër meje, ça po bëni, jam rob edhe unë!

Po më fyejnë, s’kam pse kërkoj ndjesë!

Tea: Ti duhet të kuptosh që kjo është serioze!

Genti: Kush jeni ju, që provokoni, turp! Olta, olta, olta… turp! Unë nuk bëj intriga!