Transmetuar më 05-01-2023, 18:50

KOSOVË- Marrëdhënia brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” mes Getinjos dhe Vivien ka përfunduar. Debati i fundit mes tyre ka qënë me tone shumë të larta. Getinjo shprehet se nuk ndihet më njësoj me Vivin dhe se ajo e ka lënduar. Ndërsa Vivien e akuzon se ai rri gjithë kohës me turinj dhe se ajo ka bërë më shumë në marrëdhënien e tyre.

DEBATI:

Getinjo: “Je shumë fake. Më ke thyer. Në raportin mashkull femër e di që mashkulli është gjithmonë fajtor. Por në këtë rast kam dëshmitar.”

Vivien: “Nuk ta lejoj të më shkelësh. Se kam respekt për vetën time. Se je ti nervoz të gjithë jemi nervoz. Gjithmonë të kam ardhur me të mira. Një fjalë me të thënë ti kthehesh e rrotullohesh.” Ka thënë Vivi ndërsa reperi duket se i ka vënë kësaj marrëdhënieje kapakun përfundimisht.