Transmetuar më 06-01-2023, 07:34

Paul James, një ish-futbollist 59-vjeçar me origjinë nga Uellsi, i cili luajti në Kupën e Botës 1986 në Meksikë me Kanadanë, ka përfunduar si lypës në rrugë.

Shkak për këtë falimentim financiar dhe njerëzor u bë konsumimi i drogës. Ai e pa veten në varfëri ekstreme pasi kaloi 13 vite i papunë dhe 6 vite pa një shtëpi të përhershme.

Gazeta ‘Olé’ publikon se Paul John James, i cili luajti 47 ndeshje me Kanadanë, përfaqësoi klube si Toronto Blizzard, Hamilton Steelers, Doncaster Rovers, Ottawa Intrepid dhe London Lasers, tashmë fle rrugëve të Torontos mbi copa kartoni.

Gazeta argjentinase raporton se aktualisht, James, i cili u largua nga Kanadaja për shkak të diskriminimit që ka vuajtur për përdorimin e kokainës që nga viti 1998, është duke lypur në Londër. "Karriera ime futbollistike ishte gjithçka. Nuk duhej të kisha humbur asnjë ditë pune.

Nëse do të më duhej t’i jepja fund jetës sime nesër, gjë që nuk do ta bëj, njerëzit do ta kuptonin, sepse ka qenë vërtet brutalitet i përgjakshëm, – shpjegon vetë Paul John James për gazetën "Daily Mail".

– Për çfarë kërkoj para (lyp rrugëve)? Që të jem i pavarur, të rifitoj një pamje normale. Të jem në gjendje të vesh rrobat dhe këpucët e mia dhe jo të dorës së dytë".