Transmetuar më 05-01-2023, 12:23

“Ndikuesi” kolumbian, Mike Jambs vendosi të bëjë tatuazh fjalët "Messi" në ballin e tij, "D10S" në njërën faqe dhe tri yje në faqen tjetër për të festuar triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Pak ditë pasi e bojatisi lëkurën e tij dhe ato tatuazhe bënë xhiron e botës, Mike Jambs është penduar dhe rrëfen se po jeton një makth personal e familjar. “Më vjen keq që bëra tatuazhin, që e bëra në atë vend.

Video thumbnail

Mendova se do të më sillte gjëra pozitive, por erdhën mijëra gjëra negative si personalisht, ashtu edhe në familje, – ka shpjeguar tifozi kolumbian i Messit në "TyC Sports". – Njerëzit thjesht thonë se unë nuk jam një shembull pozitiv për shoqërinë”.

Duke folur me sinqeritet dhe dhimbje,  i riu Mike Jambs kërkon t’i heqë këto "vula" nga fytyra, por nuk di si: "Dua ta heq tatuazhin, sepse jeta ime ka ndryshuar negativisht. Nuk e di se si, nëse ekziston një procedurë e tillë".