Transmetuar më 05-01-2023, 12:03

Pasi i tha lamtumirë futbollit evropian, ndoshta përgjithmonë, u zbulua se edhe ish-agjenti i tij Jorge Mendes i kishte dhënë lamtumirën gjatë muajit të kaluar.

Cristiano Ronaldo do ta nisë aventurën e tij të re së bashku me fëmijët dhe partneren Georgina Rodriguez, e cila ka ngritur disa pikëpyetje në vendin arab.

Portugezi dhe Rodriguez nuk janë ende të martuar zyrtarisht (të celebruar) dhe në Mbretëri, sikurse është Arabia Saudite,  është e paligjshme që një burrë dhe një grua të jetojnë nën të njëjtën çati pa qenë të kurorëzuar. Megjithatë nuk ka pasur asnjë sugjerim se kjo nuk do të jetë kështu.

Gazeta “Sport” i është referuar një raporti të EFE, i cili përmban opinionin profesional të dy avokatëve të Arabisë Saudite për këtë çështje.

“Edhe pse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos persekutojnë askënd. Sigurisht, këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim”, – thotë avokati i parë.

Kjo pikëpamje u mbështet edhe nga avokati i dytë, i cili nuk pranoi të identifikohej po ashtu me emër: “Autoritetet e Arabisë Saudite, sot nuk ndërhyjnë në këtë çështje (në rastin e të huajve), por ligji vazhdon ta ndalojë bashkëjetesën jashtë martesës”.

Duket se shkelja e Ronaldos është vendosur të anashkalohet. Duket e vështirë të imagjinohet një botë ku kjo shkakton ndonjë problem për Ronaldon, duke pasur parasysh profilin e tij.

Pikëpamja cinike mund të dalë bazuar në dëshminë e avokatëve, se në Arabinë Saudite ekziston një rregull (ligj) për ata që kanë para dhe një tjetër për ata që nuk i kanë kontot baknare të mbushura.