Transmetuar më 05-01-2023, 10:35

Elbasan- Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë sfungjeri në afërsi të fshatit ‘Katund i Ri’ në Elbasan.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz përveç atyre materiale. Ndërkohë që janë evakuuar të gjithë punonjësit e fabrikës.