Transmetuar më 05-01-2023, 09:31

ITALI- Tmerr për një familje shqiptare në Itali. Sipas mediave italiane, familja është sulmuar nga një grup tunizianësh.

Informohet se të paktën katër ose pesë persona, të gjithë me origjinë tuniziane dhe me hanxharë e thika në duar kanë shkuar në dyert e familjes shqiptare një ditë më parë,

Mes dy palëve ndodhi një sherr masiv që u qetësua vetëm me ndërhyrjen e kalimtarëve dhe banorëve të zonës.

Në vendngjarje, pak pas orës 16.30, kanë mbërritur makinat e policisë, ekipet e repartit të reagimit emergjent, karabinierët dhe efektivët e policisë.

Por, tunizianët ishin arratisur. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur. Policia, pasi dëgjoi dëshmitarët, nisi hetimet për rastin.