Transmetuar më 04-01-2023, 23:28

GENOVA- Giulia Donato ishte emri i vajzës 23-vjeçare që u vra me armë zjarri nga i dashuri i saj, Andrea Corvaia. Pasi i mori jetën të resë, 32-vjeçari më pas e ktheu armën nga vetja e tij dhe u vetëvra.

Sipas të dhënave që u mblodhën nga hetuesit, dy të rinjtë kishin një lidhje sentimentale e nisur pranverën e kaluar, por nuk u kishte ecur mirë duke pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme që javët e fundit gjithnjë e më të shpeshta. Këtë pasdite kishin pasur edhe një tjetër debat.

Sherri i fundit, ai i pasdites së sotme, pati epilogun më tragjik dhe më të padrejtë; Giulia u vra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit, ndoshta teksa ishte duke fjetur, ku i dashuri i saj i mori jetën me një të shtënë në gojë.

Giulia, e lindur në mars 1999, ndau fillimin e lidhjes së saj me Andrean në rrjetet sociale majin e kaluar.

“Nuk kishim dëgjuar kurrë për probleme të lidhura me familjen apo çiftin. Vajza ishte shumë e sjellshme, e njihte vajzën time dhe ndonjëherë vinte në dyqan. Është një tragjedi e madhe,"– thotë Mauro Filippone, pronari i një dyqani tatuazhesh që ndodhet afër numrit 22 në via Anfossi.

I dashuri që i mori jetën ishte roje sigurie dhe i mori jetën me pistoletën e shërbimit. Ishte motra e 31-vjeçarit e cila shkoi në shtëpinë e kunatës, pasi nuk kishte asnjë lajm nga i vëllai dhe gjeti dy kufomat.