Transmetuar më 04-01-2023, 20:08

Bulqizë- Identifikohen viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur në rrugën e Arbrit. Në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa raportohet për tre të vdekur dhe katër persona të tjerë të plagosur. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Viktimat:

Kujtim, Murat dhe Lulzime Istrefi.

Të plagosurit:

Mërgim Lazri, Edison Lazri, Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.