Transmetuar më 04-01-2023, 19:24

Aksident tragjik me pasoja fatale në Rrugën e Arbërit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për 3 të vdekur, dhe 3 të plagosur.

Në vendngjarje shkuan policia, autoambulancat dhe reparti zjarrfikës.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. noa.al