Transmetuar më 04-01-2023, 18:34

TIRANË- Publikohet foto e Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati i cili dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Bode, i njohur dhe me emrin Edvin Bode, por për shkak të problemeve me drejtësinë e ka ndërruar para disa vitesh. Në Gjendjen Civile është regjistruar me emrin Andrew Bode.

44-vjeçarit është shpallur në kërkim nga policia, por akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar. Dyshohet se ka ikur nga vendi në mënyre ilegale.

Ai është ndihmuar nga Albano Velo për të eliminuar Edmond Papën për hakmarrjen e vrasjes së Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit të shkuar.

Hetimet vazhdojnë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd