Transmetuar më 04-01-2023, 11:46

KAPSHTICË- Me përfundimin e festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë lënë atdheun për t’u kthyer në vendet e tyre të punës në Greqi. Prej dy ditësh, fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare Kakavijë dhe Kapshticë ka qenë i madh, duke bllokuar rrugën. Edhe këtë vit qarkullimi i mjeteve në pikat kufitare nuk ka qenë i lehtë. Sakaq, mësohet se më datë 3 janar në Kapshticë kanë hyrë 2591 persona ndërsa kanë dalë 5192. Në Qafë Thanë kanë hyrë 2634 persona dhe kanë dalë 2948.

Numri i daljeve është më i lartë se ai i hyrjeve duke qenë se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë qëndrojnë në vend deri në përfundimin e festave dhe më pas krijohet fluks gjatë kthimit të tyre në vendet ku punojnë. Dje gjithashtu po ashtu u raportua një numër shumë më i lartë i daljeve nga vendi krahasuar me atë të hyrjeve.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit më herët bëri me dije se po merreshin masa për të bërë të mundur qarkullimin e njëtrajtshëm të automjeteve nga të dyja anët, ndërsa u bë me dije se do të shtoheshin edhe sportele, por messa duket situata e fluksit ngelet po e njejtë, ku udhëtarët detyrohen të presin me orë të tëra në trafik për të kaluar kufirin