Transmetuar më 04-01-2023, 09:34

Dy ish-konkurrentet e “Për’puthen”, Efi dhe Mikela, kanë hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” si një banorë i vetëm. Dy shoqet herë pas here kanë pasur debate me njëra-tjetrën me mënyrën e lojës që bëjnë në shtëpi.

Gjatë një debati me tona të larta në dhomën e rrëfimit, Efi shprehet në një moment që mund të kërkojnë që të ndahen dhe të ecin vetëm në shtëpi.

Për këtë arsye, Vëllai i Madh vendosi Mikelën në një pozicion të vështirë, duke e pyetur nëse donte që të niste rrugëtimin së bashku me Efin apo vetëm?

“Unë jam shumë e lumtur që e kam këtu, kjo mjafton. Por si mund të vazhdojë nuk e di. Besoj se mund të jetë më e drejtë për ne të jemi të ndara. Efi do jetë njësoj për mua, nuk do e kemë armike”, tha Mikela.

Por kush do ta mbajë biletën?

Në një bisedë të dyja në dhomën e rrëfimit, ato kanë shprehur pakënaqësitë ndaj njëra-tjetrës, deri në të bërtitura.

Efi: Më mir të mbaj përgjegjësi për veprimet e mia, se nuk e kontrolloj dot!

Por vendimin nëse ato do të ndaheshin , Vëllai i Madh ia la Mikelës, e cila tha se përderisa Efi e kërkonte këtë gjë ishte më e drejtë të ndaheshin.

Pas debateve me tone të larta, Mikela merr vendimin e PAPRITUR për Efin

Mikela: Besoj që do jetë më e drejtë të jemi të ndara, për mua do e dua njësoj dhe nuk e shoh kundra meje, por preferoj të jemi të ndara.

Por tani mes tyre ka një tjetër problem, bileta e fatit e cila mund të jetë vajtje-ardhje, dhe është vetëm një e tillë.

Cila nga vajzat do e mbajë atë? Edhe pse këtë vendim do ta merrte po Mikela, ishte Efi ajo që tha se biletën do e mbajë Mikela.