Transmetuar më 03-01-2023, 21:36

GREQI- Nëna 29-vjeçare nga Veria, e cila dyshohet se hodhi fëmijën e saj 11-muajsh në digën e Aliakmonasit, do të dalë nesër, e mërkurë, 4 janar para hetuesisë. Megjithatë, ajo pohon se nuk e hodhi në ujë, por u zvarrit dhe ra, duke pretenduar se nuk mund të shkonte për ta kapur.

Sipas mediave të huaja, polici që ishte i pranishëm në momentin e gjetjes së foshnjës fatkeqe përshkruan momentet e vështira që ai dhe kolegët e tij kaluan teksa përpiqeshin të gjenin vogëlushen e zhdukur.

“Ne ishim një ekip prej 5 personash. Nga ora 10 e mbrëmjes ne po kërkonim në lumë. Në orën 12 e gjysmë arritëm në brigje. Një koleg e ka pikasur foshnjën buzë shkëmbinjve në orën 1:30 të mëngjesit. Na thirri menjëherë. Foshnja po notonte në ujë me fytyrë poshtë . Ne shkuam në vendngjarje e nxorrën dhe pamë se ishte ngrirë dhe e vdekur. NKishte disa shenja në fytyrën e tij. Fëmija ishte veshur mirë. Kishte veshur një xhaketë, dollakë shumëngjyrëshe dhe këpucët e tij. Të gjithë ishim të tronditur,"- tha i tronditur polici.

29 vjeçarja greke ka vijuar të mohojë akuzat e policisë për vrasjen e foshnjës së saj 11 muajshe, që u gjet e pajetë në një lumë mbrëmjen e ndërrimit të viteve.