Transmetuar më 03-01-2023, 20:10

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama. Vogëlushi ka ardhur në jetë në datën 12 dhjetor e çifti na ka treguar edhe emrin e vogëlushit të tyre, i cili është Trev dhe duket një emër mjaft i veçantë.

Tashmë është mbushur një vit që prej fillimit të lidhjes së Einxhel dhe Dagz brenda shtëpisë së Big Brother Vip 1 dhe këtë Einxhel ka dashur të na rikujtoj duke postuar një video dhe duke u shprehur se është e lumtur që një ditë djali i tyre do të shohë historinë e tyre të dashurisë

Duhet ta kisha postuar mbrëmë në 1 vjetorin e lidhjes tonë, por isha shumë e zënë me mashkullin tjetër të jetës time. Shumë e lumtur që Trev mund ta shohë një ditë si u dashuruan ditë pas dite mami dhe baba i tij.

Ka vetëm disa ditë që vogëlushi i tyre ka ardhur në jetë dhe së fundmi Einxhel dhe Dagz kanë postuar foton e parë me djalin e tyre, duke uruar kështu të gjithë ndjekësit Vitin e Ri dhe duke shprehur falenderimet e tyre për urimet dhe bekimet që kanë marrë.