Transmetuar më 03-01-2023, 18:35

DIVJAKË- Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Divjakë ku një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u lënduan. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, drejtuesi i mjetit Leonard Dushku duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Siç duket edhe nga pamjet e aksidentit, ku mjeti është bërë ‘copë e thërrime’ si pasojë e përplasjes.

Drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetën në vend.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar shtetasit:

Xhaferr Sina 19 vjeç Ramadan Deda 23 vjeç Fjordi Caka 18 vjeç Dorjan Daja 24 vjeç

Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia kreu veprimet proceduriale dhe po punon për zbradhjen e rrethanave të këtij aksidenti.