Transmetuar më 03-01-2023, 13:33

Armina Mevlani ka bashkëprezantuar prej dy sezonesh emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Së fundmi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj të shumtë, blogerja është pyetur nëse do jetë edhe në sezonin e radhës të programit.

“Për momentin jemi pushim, me shumë mundësi do të jem edhe këtë sezon. Le të shohim”– ka shkruar Armina në “Instastory”.

Kjo nuk ishte parë ndonjëherë! Armina në pushime me fëmijët e Shkëlzenit, SURPRIZON studion e “Goca & Gra” Ndërkohë kujtojmë se Armina Mevlani mungoi në puntatën e fundit të emisionit “Goca dhe Gra”. Megjithatë, ajo u paraqit virtualisht dhe tregoi se po kalon kohë me bashkëshortin e saj Shkëlzen Berisha dhe fëmijët e tij, me të cilët ka festuar Krishtlindjen.

“Më ka marrë malli. Ndihem keq që nuk jam fizikisht, ashtu siç duhej aty. Do të doja të isha me ju për Krishtlindje, po detyrime e angazhime familjare, se fëmijët e Shkëlzenit i kemi larg, kështu që festuam Krishtlindjet me ata. Do më marrë shumë malli”, u shpreh Armina.