Transmetuar më 03-01-2023, 13:01

PRIZREN- Mësohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit Visar Cengu në Prizren mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve, Cengu së bashku me dy shokët e tij, Rufgen Shehu, i cili mbeti i plagosur si dhe Arben Basha nuk kanë pranuar që të paguajnë faturën prej 400 eurosh.

Zenka fillimisht ka ka nisur me grushte dhe sende të forta, por në momentin që tre shqiptarët nga Kukësi, po largoheshin me makinë, pronari i klubit Dibran Hoxhaj ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt tyre. Nga të shtënat, kanë mbetur të plagosur Shehu dhe Cengu, por ky i fundit humbi jetën teksa po shkonte në spital.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e pronarit Dibran Hoxhaj.