Transmetuar më 03-01-2023, 09:15

PRIZREN- Zbulohen detaje të reja nga vrasja në Prizren.

Fillimisht tre shqiptarët nga Kukësi kanë nisur sherrin me grushte dhe sende të forta në klub, për motive të dobëta.

Por në momentin që po largoheshin, pronari i klubit, Dibran Hoxhaj, i ka qëlluar me armë, duke plagosur dy prej tyre. Rrugës për në spitalin e Kukësit, 31-vjeçari i plagosur Visar Cengo ka humbur jetën, ndërsa i plagosuri tjetër Rufgen Shehu ndodhet në spital.