Transmetuar më 02-01-2023, 21:05

Elona Likaj, nga qyteti Kuçovës deri para 13 vitesh punonte si rrobaqepëse pranë një fasonarie, krejt rastësisht në moshën 23 vjeçari erdhi në Tiranë për të dhënë një një interviste punë tek Forcat e Armatosura, që prej asaj dite la makinën qepëse për tu bërë një grua ushtarake.

“Kam 13 vjet që jam pjesëtare e Forca të Armatosura, jam munduar të thyej tabu me shumë vështirësi. Sot kam gradën tetar dhe jam komande skuadre. Është shumë e veshtirë sepse ka paragjykime në afrisinë fizike mendojnë që një femër nuk është shumë e afte fizikishr për të përballuar një stërvitje ushtarake.”- tha Elona Likaj, Bodyguarde

E ndërsa vitet në ushtri kalonin, në jetën e Elonës tashmë kishin ndodhur ndryshime të madh, si martesa dhe ardhja në jetë e një fëmijë. Një moment i vështire ekonomik e shtyu Elonën që të bënte një punë të dytë, kësaj here si truproje e personave vip.

“Ky është viti i tretë që punoj si bodyguarde dhe me lindi idea për tu veshur bodyguarde në momentin që pata pak vështirësi ekonomike, edhe për te përballuar jetën në Tiranë mendova që të kisha një pune të dytë që të më sillte pak më shumë të ardhura.”- tha Elona Likaj, Bodyguarde

Sigurisht që punën me orar të zgjatur nuk mund ta bënte pa përkrahen e bashkëshortit, I cili kishte vetëm një këshillë.

” Burri i thash s’na ka dalë rroga për këtë muaj dhe kam gjetur një punë të dytë, e me tha bëj çfarë të duash vetëm mos eja e vdekur në shtëpi.”- tha Elona Likaj, Bodyguarde

Puna si truproje e ka përballuar Elonën me situata të vështira, ajo thotë se komunikimin më të vështirë e ka me vajzat, pasi ato janë gjithnjë shkaku i një konflikti.

” Ka filluar një strategji pasi meshkujt e dinë që mund të hapin probleme me ligjin nëse kanë mjete apo diçka tjetër të palejueshme dhe kanë bashkëpunëtore vajzat. Mos te them që 80% janë më problematike vajzat se sa meshkujt si dhe nxitëset e sherrit.”- tha Elona Likaj, Bodyguarde

Punën e dyte vajza e forcave të armatosura e bën për të përballuar faturat në fund të muajit, pavarësisht kësaj zemra e saj mbetet gjithnjë tek ushtria.

” Ne jemi në nivelin nën-oficeri dhe grada më e larta e një oficeri është kryekapterr dhe është gjithmonë në funksion të një lidershipi figurës më të madhe të Forcave të Armatosura dhe në rast se e realizoj kam dëshirë që të bëj progres dhe revolucion aty brënda. Po ma dha dikush këtë mundësi them se do ta bëj”- tha Elona Likaj, Bodyguarde