Transmetuar më 02-01-2023, 20:09

Tiranë- Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë ditën e sotme. Ai dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.