Transmetuar më 02-01-2023, 18:23

TIRANË- Modelja Kejvina Kthella nuk e ka përballuar dot mungesën e cigareve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa qëndronte në oborr, shpërthen në lot nga mungesa e cigareve, ndërsa aktorja Olta Gixhari mundohet ta qetësojë. Por nuk ia ka dalë dot.

Menjëherë ka nisur që të bërtasë duke u ankuar se ishin kthyer në persona për të qeshur para të gjithë teleshikuesave.

"Tallen njerëzit tani me ne. Të na shohin dhe të qeshin me ne. Ç’është kjo? A do hamë bukë, a do pimë ujë? Ku jam këtu? Në Afrikë?,"-bërtet modelja.