Transmetuar më 02-01-2023, 18:17

Sipas Telegrafi mësojmë se i lënduari është diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë.

Gjatë ngjitjes në bjeshkë, ai kishte rrëshqitur duke marrë lëndime trupore.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, kanë intervenuar për shpëtimin e tij.

“Po, ai ka rrëshqitur gjatë ngjitjes Malet e Sharrit, duke marrë lëndime trupore. Pas thirrjes për ndihmë, ne kemi intervenuar menjëherë”, ka thënë  një anëtar i grupit të Kërkim Shpëtimit Malor.

Ndërkaq, bëhet e ditur se diplimati britanik do të transportohet me helikopter për të marrë tretman të duhur mjekësor.