Transmetuar më 02-01-2023, 15:49

TIRANË- Nuk arrin të mbijetojë një 58-vjeçar që nuk u ndje mirë natën e ndërrimit të viteve.

Ai ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, G.O. nuk u dje mirë në sheshin “Skënderbej” rreth orës 00:05.

Ai është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.