Transmetuar më 02-01-2023, 14:48

Mbrëmja e djeshme e “Zemër Luana” edhe në të ftuarit zgjodhi të mbante një atmosferë familjare.

E ftuara kryesore e mbrëmjes ishte Marina Vjollca e cila më pas u shoqërua nga kasti i aktorëve të “Klanifornia-s”. Mes lojrave të shumta që u zhvilluan ishte edhe ajo zig zag, ku të ftuarit i bënin pyetje njëri-tjetrit. Një ndër pyetjet që i është bërë Olsi Bylykut ka qenë se cila është më profesioniste Marina apo Luana?

Duke qenë se me të dyja ka një marrëdhënie pune, Olsi u vendos para një zgjedhje të vështirë. Mirëpo kjo nuk e ndaloi të përgjigjej.

Ai është shprehur se me Marinën punon prej një kohe shumë të gjatë dhe ka zgjedhur pikërisht atë për hir të miqësisë. Më tej Olsi ka përfunduar se nuk është askushi për të gjykuar profesionalisht motrat Vjollca.

Më herët kujtojmë që aktori i humorit Olsi Bylyku e ka pyetur Luana Vjollcën se përse e ka bërë “block” në Instagram. Menjëherë, moderatorja nisi të qeshë dhe i kërkoi Olsit që mos ta nxirrte zbuluar.

Më tej, Luana theksoi se këtë gjë do ta shpjegojë në një tjetër puntatë. Ajo vendosi të mos kthejë përgjigje, por të pijë shotsin me shije të keqe.