Transmetuar më 02-01-2023, 13:43

Teksa po festonin ndërrimin e viteve, Graciano ka vendosur t’i bëjë Argjirës propozimin për martesë. I ulur në gjunjë dhe me unazën në duar, Graciano i ka propozuar partneres dhe padyshim përgjigja e saj ka qenë “PO!”

E gjitha ka ndodhur para familjes së Argjirës, të cilët kanë vrapuar të përqafojnë çiftin.

Momentin Argjira e ka ndarë me ndjekësit duke shkruar: "Përgjithmonë Po".