Transmetuar më 02-01-2023, 09:57

GREQI- Një foshnjë e pajetë është parë herët të dielën e ndërrimit të viteve nga kalimtarë në digën e Aliakmonasit në Veri, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë. Vajza 11-muajshe është dërguar me urgjencë në spitalin e Verisë, ku ka konstatuar vdekjen. Menjëherë pas kësaj, autoritetet arrestuan nënën e tij 29-vjeçare. Sipas informacioneve, në natën e ndërrimit të viteve, 29-vjeçarja është larguar me vogëlushen nga një fshat i Aleksandrisë Imathia, ku jetonte me prindërit e saj.

Informacionet e verianet thonë se pas aktit të saj të neveritshëm, ajo ka shkuar në Aleksandri dhe ka kaluar natën e Vitit të Ri në një hotel. Të nesërmen, ditën e Vitit të Ri, ajo u kthye në shtëpi pa fëmijën. E pyetur nga prindërit për vendndodhjen e fëmijës, ajo nuk ka dhënë përgjigje të qarta.

Menjëherë është njoftuar policia dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur saktësisht se çfarë ka ndodhur. Gruaja fillimisht kundërshtoi veten, duke pretenduar se e kishte lënë në një vend tjetër foshnjën, por pas presionit të policisë, ajo ka rrëfyer se e ka hedhur në lumin Aliakmonas. Më në fund foshnja u lokalizua nga efektivët e policisë në digën e Aliakmonasit dhe punonjësit e policisë së Sigurimit të Verisë arrestuan nënën, e cila mësohet se vuante nga probleme psikologjike pasi ishte shtruar në klinikat psikiatrike në të kaluarën.