Transmetuar më 01-01-2023, 17:18

SHKODER- Konflikt me përdorimin e armës në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve. Një i ri është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një tjetër person e më pas është dërguar në spitalin rajonal. Një banor nga Postriba është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se policia ka arritur që të arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes.

Ka qënë personi i plagosur ai i cili tregoi autorin, duke i ardhur në ndihmë në këtë mënyrë policisë.

Shtetasi i plagosur, por edhe personi tjetër, kanë qenë në rrugë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Papritur janë konfliktuar mes tyre dhe në konflikt e sipër i riu ka marrë një plumb në këmbë. Policia është duke hetuar ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj për shkaqet që çuan në plagosjen e të riut.