Transmetuar më 01-01-2023, 17:10

LUSHNJE- Përfshihet nga flakët autobusi në Lushnje.

Nga pamjet duket se si flakët kanë pushtuar mjetin, ndërsa shoferi ka dalë në rrugë dhe telefonon.

Ai ka orientuar edhe tarfikun deri në momentin që ka mbërritur policia.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Lushnjes bëri me dije se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik dhe nuk ka persona të plagosur.

Ka qenë drejtuesi i mjetit ai që ka arritur të nxjerrë pasagjerët në momentin që ka rënë zjarri.