Transmetuar më 01-01-2023, 15:38

Leo Messi në qendër të vëmendjes së botës. Kapiteni i Argjentinës ka festuar Vitin e Ri në Amerikën e Jugut, për herë të parë si kampion i botës, pas triumfit në "Katar 2022".

Shtatë herë fituesi i "Topit të Artë" e përcolli me mirënjohje vitin 2022, sepse i përmbusbhi ëndrrën më të madhe profesionale, duke e pritur fillimin e vitit të ri me një kostum të gjelbër shprese.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kombinimi, për të thënë të vërtetën, ishte mjaft i bollshëm, por ndjekësit e yllit të Amerikës së Jugut e vlerësuan zgjedhjen.

Futbollisti argjentinas ka shpërndarë një postim në Instagram me partneren e tij Antonela Roccuzzo dhe fëmijët e tyre, ku është përjetësuar në shtëpinë e tyre në Funes, në komunën Santa Fe.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kampioni i botës vesh një këmishë jeshile sateni dhe një palë pantallona të shkurtra ‘Bermuda’, të së njëjtës ngjyrë, me tehe portokalli.

Postimi nuk vonoi shumë për t’u bërë ‘viral’ dhe tashmë ka tejkaluar 100 mijë komente, të orientuara kryesisht drejt veshjes ekstravagante të futbollistit.