Transmetuar më 01-01-2023, 15:09

Efekti i Cristiano Ronaldos te Al Nassr mund të matet si fillim me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ardhja zyrtare e CR7 po merr një jehonë botërore dhe po rrit papritur prestigjin ndërkombëtar të klubit saudit, i cili tashmë ka pesëfishuar ndjekësit e tij social në Instagram, duke shkuar nga 860.000 në 5.5 milionë brenda tri ditësh.

Shifra është e pabesueshme, në pak orë Al Nassr ka tejkaluar ndjekeësit e Romës, që ka 5.3 milionë të tillë. Shifra përditësohet vazhdimisht, kush e di se çfarë kulmi do të arrihet.

Kot nuk thonë, CR7 është një "minierë ari" për fitimet që prodhon, qoftë për veten, por edhe klubet që përfaqëson, në aspektin komercial dhe të marketingut.