Transmetuar më 01-01-2023, 13:04

Kryeministri Edi Rama ka njfotuar shpërndarjen e bonuseve për 11 bebet e para që kanë lindur në dirën e parë të vitit 2023.

Me anë të një postimi në “Facebook” ai tregoi edhe mbështetjen që iu bënë 42,060 fëmijëve gjatë vitit të kaluar.

Fëmija i parë për vitin 2023 është vajzë, ndërsa një minutë pas mesnate në jetë erdhi një djalë.

Promisa ka ardhur në jetë në orën 00:00 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Orjol ka ardhur në jetë një minutë pas ndërrimit të viteve, në maternitetin “Koço Gliozheni”.