Transmetuar më 01-01-2023, 09:30

ITALI- Del foto e Ledjan Imeraj, 17-vjeçari që humbi jetën nga zjarri në Pasian di Prato, Itali.

Mediat italiane shruajne se ngjarja ndodhi në ambientet e pritjes për të miturit në Via Campoformido në Pasian di Prato, që menaxhohet nga Aedis Onlus.

Nga flakët janë prekur platforma druri, mobilje dhe materiale të ndryshme të djegshme. Në strukturë kishte edhe një bombol GLN-je, fatmirësisht e paprekur nga flakët, e cila u sigurua menjëherë.

Hetimet po kryhen nga karabinierët e Compagnia di Udine, të cilët kanë mbledhur tashmë dëshmitë.