Transmetuar më 01-01-2023, 00:31

Ka trokitur Viti i Ri. Në momentin e ndërrimit të akrepave një atmosferë inkandeshente ka mbizotëruar në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Në Tiranë dhe në të gjitha qytetet, të shumtë ishin qytetarët të cilët dolën në rrugë e sheshe dhe pritën ndërrimin e viteve.

2023 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve.

Të gjithë kanë uruar njëri-tjetrin.

Noa.al i uron gjithë shqiptarëve kudo që janë një vit më të mbarë e të begatë!