Transmetuar më 31-12-2022, 22:06

Bulqizë- E trishtë në Bulqizë. Një 24 vjeçar ka humbur jetën në aksident ndërsa nxitonte të festonte Vitin e Ri.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.

Sokol Tasha 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.