Transmetuar më 31-12-2022, 20:00

TIRANE- Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ndër të ftuarit ka qenë edhe aktori i humorit Florian Binaj i cili është shprehur se do donte të ktheheshe në periudhën e Skënderbeut, që t’i bënte një pikturë me dorën e vet, t’i dëgjonte zërin dhe t’ia shihte plagët sepse jetojmë në një kohë që nuk ka më heronj.

Florian Binaj: Nëse do kishe mundësi të ktheheshe pas në kohë, në cilin vit, në cilën ditë? Do kisha dashur të kthehesha pas në kohë në periudhën e Skënderbeut. Do doja shumë t’i bëja një portret, një pikturë, ta shihja nga afër, plagët, ta dëgjoja zërin e tij, të kisha një jetësim të tij se si është ky heroi jonë. Ne jetojmë në një kohë që s’kemi më heronj dhe fatkeqësisht tradhtarët e këtij vendi mburren me heronjtë e asaj kohe dhe do doja shumë të isha aty, të dëgjoja shqipen e asaj kohe që e gjejmë sot tek arbëreshët dhe t’i bëja një vizatim me dorën time dhe në qoftë se nuk do kthehesha më në kohë, studiuesit e sotëm do thonin, kemi një vizatim të një piktori të asaj kohe.