Transmetuar më 31-12-2022, 18:26

Britania e Madhe- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se po ndërton një rezidencë me vlerë disa miliona dollarë në jug të Shqipërisë.

Sipas mediave britanike, vila e këngëtares do ndërtohet në qytetin e Sarandës dhe do të ketë një pamje madhështore nga deti Jon.

Kujtojmë se në vitin 2016, Lipa dhe babai i saj themeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.