Kina njoftoi se stacioni i saj hapësinor, i cili do të përurohet së shpejti, do të jetë i hapur për të gjitha vendet anëtare të OKB-së.
Autoritetet kineze, kanë vendosur kështu të shpallin nismën më ambicioze ndonjëherë, duke dhënë akses ndaj tërë vendeve anëtare të OKB, përfshirë Shqipërinë, me qëllimin për të ndërtuar një “shtëpi hapësinore” për të gjithë njerëzimin.
Më herët gjatë këtij viti, Shenzhou 13, 14 dhe 15 u ngritën në stafetë.
Po ashtu stacioni hapësinor i Kinës u përfundua plotësisht dhe "shtëpia hapësinore" udhëtoi drejt qiellit.
Në qershor 2019, Kina publikoi grupin e parë të nëntë projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar të zgjedhura bashkërisht, duke përfshirë 17 vende, në fusha si mjekësia hapësinore, shkencat e jetës, bioteknologjia dhe teknologji të tjera.
Kina mban presidencën e Konferencës së Palëve të Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik (COP15) dhe ka luajtur një rol udhëheqës në koordinimin e të gjitha palëve dhe përparimin e procesit të kësaj konference në momente kritike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd