
Afrika e Jugut- Nga bota e futbollit vijnë mjaft episode.
Por kjo e radhës duket si një çmenduri.
Megjithatë, duket se një tifoz në një ligë amatore në Afrikën e Jugut, ka shkuar më tej seç duhet pasi u nxeh me arbitrin e ndeshjes.
Pasi arbitri akordoi një penallti për skuadrën kundërshtare, tifozi nuk u pajtua me këtë vendim dhe nisi ta kërcënonte atë.
“Tani do të vij atje dhe do ta tregoj unë”- bërtiti ati, teksa i hipi makinës dhe me shpejtësi u fut në fushë duke tentuar ta shtypte gjyqtarin me makinë. Fatmirësisht askush nuk u lëndua, megjithatë pamjet janë bërë virale në rrjet.
So this irate fan reportedly tried to run over the referee in a third division league game in South Africa. 😆 We really need to calm down. pic.twitter.com/1kU9aVJBNR
— Babatunde Koiki (@BabatundeKoiki) February 25, 2020