Transmetuar më 31-12-2022, 12:53

Itali- Vdes tragjikisht një i ri shqiptar në Itali.

Mësohet se i mituri humbi jetën pasi flakët përfshinë në orët e para të mëngjesit një qendër që strehonte të miturit e huaj në Pasian di Prato, në provincën e Udines, Itali.

I lënduar mbeti dhe një 16-vjeçar ganez, i cili pësoi djegie të rënda, por u arrit të shpëtohej pasi u transportua në spital me helikopter.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, përveç përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë dhe po hetojnë edhe Karabinierët e Udines.

"Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar që ishte me ne për rreth një vit, një djalë shumë i mirë," i tha Michele Lisco, menaxheri i komunitetit, i cili i përket organizatës jofitimprurëse Aedis, raproton Agjencia e lajmeve Ansa.

E njëjta organizatë jofitimprurëse menaxhon gjithashtu një grup apartamentesh në Carpeneto dhe një në Cargnaço, gjithashtu në provincën e Udine.