Transmetuar më 31-12-2022, 12:28

“Që prej tetorit jam beqare dhe po argëtohem”. Kështu iu është përgjigjur ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale Wanda Nara përmes Instagramit.

Ata kanë qenë kuriozë të mësojnë situatën aktuale të marrëdhënies së saj. Asnjë rikthim me Mauro Icardin, pavarësisht udhëtimit romantik në Maldive dhe tentativave të shumta për pajtim nga futbollisti i Galatasaray.

Wanda përsëriti se ishte vetëm, duke mohuar kështu edhe thashethemet e periudhës së fundit që e duan gjithnjë e më pranë reperit 22-vjeçar L-Gante, i cili ka njohur motrën dhe babanë e Narës.

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të fansave të saj, Wanda Nara zbuloi edhe “skicën” e mashkullit të saj ideal: “Ai duhet të jetë inteligjent, i apasionuar pas asaj që bën, duhet të jetë një hamshor, person i pjekur dhe i sigurt që kujdeset për mua. Të më respektojë dhe befasojë".