Transmetuar më 31-12-2022, 11:20

Bolivi- Ngjarje targjike në prag të ndërrimit të viteve në lindje të Bolivisë.

Autobusi me pasagjerë u rrëzua nga një shkëmb duke lënë të vdekur 11 persona dhe plagosur 23 të tjerë.

Ata po udhëtonin në një rrugë midis kryeqytetit rajonal Santa Cruz me qytetin e vogël rural të Saipina kur u përplasën në orët e para të mëngjesit për arsye ende të panjohura.

Mediat vendase raportojnë se të plagosurit u dërguan në spitalin në Saipina, ndërsa ata me lëndime më të rënda në Santa Cruz.

Sipas institutit të statistikave INE të Bolivisë, aksidentet e trafikut shkaktuan 1,325 vdekje dhe 11,155 lëndime në vend në vitin 2021.